Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmetaj: Kosova do ta ketë përkrahjen e Malit të Zi në procesin e integrimit evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, priti në takim Ministrin e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviq, ku u diskutua për rëndësinë e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe rolin tejet të rëndësishëm që ka përfshirja e të gjithë rajonit në këtë proces.

Nga ana e saj, ministrja Ahmetaj e njoftoi ministrin Pejoviq për zhvillimet më të fundit në Kosovë me agjendën evropiane dhe proceset kyçe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Agjenda evropiane në Kosovë ka konsensus të plotë si brenda partive politike ashtu edhe në shoqëri, përkrahja është më se 90 për qind”, tha Ahmetaj.

Po ashtu ajo uroi ministrin Pejoviq për ratifikimin e traktatit të NATO-s.

“Jemi duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet në Mal të Zi, respektivisht me përkushtimin dhe avancimin që është duke bërë drejt integrimit në BE. Po ashtu, konsideroj se Mali i Zi vazhdon të jetë shembulli më i mirë se si duhet trajtuar procesin e integrimit Evropian dhe hapat që duhet ndërmarrë për avancimin me agjendën evropiane. Mali i Zi është shtet lider në rajon në procesin e integrimit evropian”, shtoi ministrja Ahmetaj.

“Sikurse edhe Mali i Zi, Kosova si një vend relativisht me sipërfaqe dhe popullsi të vogël, qasje proaktive, tolerante dhe të hapur për integrimin e të gjitha shtresave dhe komuniteteve, gëzon parakushtet për të avancuar me agjendën evropiane. Prandaj, mbetem e mendimit dhe e përkushtuar që të punojmë së bashku me të gjithë faktorët në Kosovë për të shtyrë përpara integrimin evropian, pasi që mendoj se është humbur shumë kohë e çmuar”, deklaroi ajo.

Në këtë takim, ministrat janë dakorduar për nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale në fushën e integrimit evropian që del nga MSA-ja.

Nga ana e tij, Pejoviq shprehu gatishmërinë për të mbështetur Kosovën në të gjitha fushat në kuadër të integrimit evropian, si dhe duke ndarë eksperiencën e tyre të suksesshme.

Ministri malazez tha se është i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me Republikën e Kosovës dhe përmes kësaj vizite synohet që të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi në mënyrë që të përmirësojmë jetën e qytetarëve në të dy vendet.