Sot përfundon afati shtesë i dhënë nga Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit për shuarjen e operatorëve ilegal të telefonisë fikse dhe mobile që veprojnë në veri të vendit.
Kështu, ka bërë të ditur drejtori i bordit të ARKEP- it, Kreshnik Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se dy operatorët ilegalë Telenor dhe VIP, janë të obliguar që nga 1 Maji të bëjnë ndërprerjen e të gjitha sinjaleve të cilat kanë operuar deri tani në territorin e Republikës së Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të vendit.
“ARKEP i ka dhënë një afat përfundimtar këtyre dy operatorëve operatorit Telenor dhe operatorit VIP që data 1 maj 2017 të jetë data e fundit kur ata do të mund të ndërpresin operimet në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Gashi, për kp.
Ai shtoi se të dy këta operatorë ilegalë e kanë konfirmuar se me datën 1 Maj do ti mbyllin të gjitha operimet, derisa AKREP me datën 2, do të bëjë menjëherë matjet për të vërtetuar nëse janë ndërprerë të gjitha sinjalet.
Në rast se këta operatorë nuk e ndërpresin fushë-veprimtarinë e tyre, Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit do të ndërmarrë masa ligjore ndaj tyre.
Edhe
ARKEP thotë se do të marrë masa ndaj operatorëve ilegalë të telefonisë
serbe, duke njoftuar për shuarje, shtojëse 20 antena shtylla të “Telenorit” e “VIP”-it do t’i lihen në shërbim asaj që ato e quajnë firmë bijë e “Telekom Srbije” e cila sipas ligjeve të Kosovës është regjistruar në Mitrovicë, transmeton Koha.net.
Sinjalet e rrjeti mobil “Telekom “ 065 e 064, sipas këtyre medieve, janë vendosur në Kosovën Qendrore, në rajonin e komunës së Graçanicës, Anamoravë, Shtërpcë, Luginëne Osojanit dhe në veri të Kosovës.
Pa sinjal të operatorit serb kanë mbetur Fushë Kosova, Lipjani, Ferizaj, Prishtina, Prizreni dhe një pjesë tjetër e Dukagjinit.
-
ARKEP: ‘Telenor’ dhe “Vip Mobile’ shuhen përfundimisht
-
"Telenor" dhe "Vip" me sinjale të MT të Serbisë në Kosovë që nga 1 maji
-
ARKEP thotë se po verifikon informatat se është shtuar numri i antenave ilegale të telefonisë mobile në veri
-
ARKEP: Nuk mund t’i merret licenca “Z-mobile” pa pasur shkelje ligjore