Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe intervale me diell.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vranësirat vende- vende do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar. Të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por të enjten dhe të premten sërish do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.

Gjithashtu, do të fryj erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s.