Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka uruar Talat Xhaferin pas zgjedhjes kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, transmeton Koha.net.
Në urim Mustafa ka thënë:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUroj zgjedhjen e Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve.
Kam besim se Maqedonia si shtet fqinj i Kosovës do të konsolidoj institucionet e saj demokratike duke respektuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e saj.
Ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor akoma po shërojmë plagët e luftës, dhunës dhe armiqësive, prandaj duhet të evitohen këto të këqija në ndërtimin e ardhmërisë tonë evropiane dhe euroatlantike.