Prishtinë, 28 prill - Ministrja Hoxha po vazhdon vizitën zyrtare në ShBA, me ç'rast takoi zyrtarë të lartë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Në këtë takim, Ministrja Hoxha njoftoi përfaqësuesit e USAID-it për progresin e bërë dhe reformat e ndërmarra në sektorin e sundimit të ligjit. Po ashtu, Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe kontributin e madh që po jep USAID-i në Kosovë për fuqizimin e sundimit të ligjit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesit e USAID-it shprehën përkushtimin e tyre për të ndihmuar Kosovën në reformat që po bëhen në sektorin e sundimit të ligjit duke theksuar rëndësinë e këtij sektori, për të ardhmen e vendit.
Po ashtu, përfaqësuesit e USAID u zotuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Ministrinë e Drejtësisë duke përgëzuar këtë të fundit për punën e bërë deri më tani.