Arbëri

LSDM akuzon Gruevskin e Ivanovin për eskalimin në Kuvend

LSDM e Zoran Zaevit ka reaguar për zhvillimet e sotme të ndodhura në Kuvendin e Maqedonisë, ku për të gjitha sulmet dhe dhunën që kanë ndodhur nga protestuesit, fajtorë janë Nikolla Gruevski dhe George Ivanov.

LSDM për mes një komunikate për media, ka njoftuar se të gjithë deputetët janë të sigurt dhe janë evakuuar nga Kuvendi.

“Nikolla Gruevski, Gorge Ivanov dhe deputetët tjerë të VMRO-së, janë fajtorë për gjendjen e sotme në Kuvendin e Maqedonisë, të cilët kanë deklaruar se do të ndërmarrin çdo gjë, nëse tentohet të zgjidhen organet drejtuese të shtetit”, thuhet në komunikatën e LSDM-së, transmeton kp.