Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Me bombola gazi Policia maqedonase hap korridore për largimin e deputetëve

Policia maqedonase kanë hedhur disa bombola gazi për të bërë shpërndarjen e protestuesve jashtë Parlamentit.

Përmes këtyre veprimeve ata kanë hapur rrugë për ambulancën si dhe të hapet rruga për largimin e deputetëve, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu ka thënë se ka urdhëruar policinë që të përdorin të gjitha masat për të marrë situatën nën kontroll, transmeton Koha.net.

“Në një përpjekje për të vënë situatën nën kontroll brenda dhe jashtë Kuvendit kemi urdhëruar Policinë që të ndërmarr të gjitha masat. Jemi duke përdorur bombola gazi në mënyrë që të lejohet largimi i deputetëve”, ka thënë Nuhiu.

Alsat-M raporton se situata po shkon drejt normalizimit.