Arbëri

Ivanov thërret liderët politikë në takim

Descriptive Text

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka kërkuar që qytetarët të përmbahen dhe që të mos bien pre e provokimeve.

Në një konferencë të jashtëzakonshme pasi deputetët u sulmuan brenda Kuvendit, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryeparlamentar, Ivanov ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet.

Ivanov ka thirrur liderët politikë që nesër të takohen për të gjetur një zgjidhje pas situatës së fundit.

“Kërkoj të jeni të qetë, të përmbaheni e të mos bieni pre e provokimeve. Duhet të shmangin dhunën. Kërkoj përgjegjësi nga institucionet. Secili duhet të jetë përgjegjës për veprimet e veta. Kjo situatë mund të tejkalohet vetëm me respektimin e ligjit. Nuk ka situatë që nuk ka zgjidhje nëpërmes Kushtetutës. Kërkoj nga partitë politike e liderët që të vijnë në takim me mua për të gjetur një zgjidhje dhe të dalim nga kjo situatë. Liderët janë përgjegjës për gjetjen e zgjidhjes dhe punën e mirëfilltë të parlamentit”, ka deklaruar Ivanov.