Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas eskalimit të situatës në Kuvendin e Maqedonisë.
Ai ka bërë thirrje që të ruhet paqja dhe stabiliteti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam i shqetësuar me zhvillimet e oreve te fundit ne Maqedoni, te cilat po i percjellim me vemendje te shtuar. Maqedonia eshte nje shtet mik, qe e ka pranuar pavaresine e Kosoves. I bejme thirrje faktorit politik qe te ruaj paqen dhe stabilitetin. Eshte ne interesin e te gjithe popujeve ne rajon qe te ruhet stabiliteti si dhe që krizat te zgjidhen me mjete politike”, ka shkruar ai në Facebook.
Pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit në Maqedoni, qytetarët kanë hyrë brenda duke sulmuar deputetët.