Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Novosti: Shërbimet serbe në këmbë për shkak të agjentëve turq

Të gjitha shërbimet informative serbe e kanë ngritur aktivitetin në nivelin më të lartë pas zbulimit se agjentët turq janë drejtpërdrejtë të përfshirë në projektin e Shqipërisë së madhe, shkruan veçernje novosti.

Siç thonë burimet e kësaj gazete serbe në versionin online, “informatorët nga Bosfori kanë qasje agresive në rajonin Beogradit, atë të Rashkës dhe të Luginës së Preshevës dhe ky aksion i gjerë agjenturial është i lidhur ngushtë me deklaratat e fundit të liderëve politikanë shqiptarë me të cilat kërkohet ndryshimi i kufijve në Ballkan”, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi ndërmarrë të gjitha masat për ta mbrojtur tërësinë dhe integritetin territorial të Serbisë. Po përcjellim e shërbimit turk dhe nuk do të lejojmë asnjë akt agresiv. Sferë e interesimit të tyre janë liderët e boshnjakëve në Rashkë dhe përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Ndikimin vet e realizojnë përmes depërtimit të kapitalit turk në këto rajone si dhe me financimin e OJQ-ve në këto pika neuralgjike. Aktivitetet e tyre shpesh janë spiunime klasike”, citon portali serb të ketë thënë një bashkëbisedues i tij.

Sipas tij, tash për tash ka indikacione serioze se i gjithë aksioni është i koordinuar përmes dy levave kryesore, Agjencisë turke për bashkëpunim e koordinim (TIKA) dhe kontaktit të drejtpërdrejtë të agjentëve turq me liderët shqiptarë dhe në Luginë të Preshevës dhe në Kosovë.