Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për disa nene të Ligjit për kundërvajtje

Ligji për kundërvajtje, i cili ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti mund të shkaktojë dëme të pariparueshme te qytetarët, sipas vendimit për masë të përkohshme, që është nxjerrë të martën nga Gjykata Kushtetuese, shkruan sot Koha Ditore.

Masa është caktuar pas kërkesës së Avokatit të Popullit, të dorëzuar para dhjetë ditësh në Kushtetuese, i cili po pretendon se ka shkelje te disa nene të ligjit dhe ka kërkuar shfuqizimin e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Konkretisht është kërkuar që të shfuqizohen nenet 55 (paragrafi 4-5), 56, 57, 58, 59, 60, 61, 62, 63, 64, 65, 66, 67 dhe 68 i Ligjit për kundërvajtje, ku flitet për kompetencat e organit kundërvajtës dhe përbërjen e gjykatës.

“Ky ligj përmbyt parimin e gjykimit të lëndëve kundërvajtëse nga gjykatat përkatëse, pas delegimit të kompetencës për të gjykuar e për të vendosur sanksione në një varg rastesh kundërvajtëse tek organet administrative dhe ekzekutive”, thuhet në kërkesën e Avokatit të Popullit.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.