Sporti i shahut po bëhet gjithnjë e më masiv në Kosovë.
Kjo shihet edhe nga fakti se vendi numëron 40 klube të shahut dhe qindra garues të regjistruar e mijëra adhurues që e praktikojnë shahun, nëse jo në gara, atëherë mes miqve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy sport, edhe pse në shikim të parë duket pasiv dhe jo aq atraktiv, në fakt do shumë angazhim, sidomos në aspektin psikik, derisa është atraktiv kur e praktikon.
Kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Nusret Avdiu, deklaroi për emisionin e mëngjesit SOT në Kohavision, se janë duke punuar që këtë sport ta fusin edhe nëpër shkolla si lëndë zgjedhore, veprim të cilin e kanë bërë shumë vende nëpër botë, duke parë ndikimet pozitive që sjell praktikimi i shahut.
Loja luhet në tabelën e shahut, ku janë 64 fusha e 32 figura.
Nëpër stadiume e palestra në shumicën e sporteve, zhurma është pjesë e pandashme, mes garës së tifozëve se kush po brohorit më shumë, por në shah është krejtësisht e kundërta.
E strategjia dhe vendimmarrja janë dy prej komponentëve më të rëndësishëm në këtë lojë.
Për më shumë, ndiqeni storjen në linkun në vazhdim.