Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe Kosova lufton përdorimin e pa autorizuar të markës tregtare

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në konferencën “Të Drejtat Pronësore Intelektuale” e organizuar në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në fjalën e saj Bajrami tha se përdorimi i pa autorizuar i markës tregtare; prodhimi, eksportimi, shitja e patentave pa licencë; falsifikimi i produkteve; pirateria dhe dukuri të ngjashme janë preokupim i shumë vendeve të botës, prandaj, është e një rëndësie të veçantë që këto dukuri negative të luftohen dhe në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më tej ajo tha se rëndësia e mbrojtës së pronësisë intelektuale të ndërmarrjes nuk qëndron thjesht tek roli që ajo mund të luajë në pakësimin ose rikthimin e humbjeve ekonomike që vijnë nga shkeljet e pronësisë intelektuale të saj, por para se gjithash, tek ruajtja nga shkatërrimi i tregut të ndërmarrjes, prishja e imazhit të saj dhe besueshmërisë së klientëve në emrin dhe produktet apo shërbimet e saj.

Bajrami shprehu përkrahjen e saj të vazhdueshme karshi forcimit të sistemit të pronësisë intelektuale në Kosovë përmes Agjencisë për Pronësi Industriale e cila vepron në kuadër të MTI-së. Forcimi i një sistemi të tillë është prioritet i Ministrisë dhe do të vazhdojë si i tillë deri në përmbushjen e plotë të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me BE-në, tha ajo.