Se tregu i Kosovës është i monopolizuar e ka pranuar edhe kreu i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Kadri Veseli.
Ai në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, ka thënë se pa konkurrencë lojale nuk do të ketë zhvillim ekonomik në vend dhe se fokus i partisë së tij është eliminimi i monopoleve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pa pasur konkurrencë lojale nuk do të ketë as zhvillim ekonomik, sepse nuk mund të kemi biznese të shëndosha. Dhe kjo mund të evitohet nëse eliminohen të gjitha monopolet. Fokus i joni do të jetë eliminimi i monopoleve, transparencë dhe ligjshmëri e qartë”, deklaroi Veseli.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, “ka kërkuar nga të gjitha ministritë që të respektojnë ligjin dhe procedurat e prokurimit publik, në mënyrë që të gjithë operatorët ekonomikë të trajtohen në mënyrë të barabartë”.
Nga ana tjetër monopoli i krijuar në tregun e Kosovës mbetet sfidë për integrimin në Bashkimin Evropian.