Një herë u procedua në Kuvend, por pasi nuk mori votat e mjaftueshme, Projektligji për Arsimin e Lartë u tërhoq tërësisht, raporton KTV.
Zenun Halili, këshilltar i Lartë Politik i ministrit të Arsimit, thotë se meqë Ligji për Arsimin e Lartë, sipas Kushtetutës, është me interes vital, i duhen 2/3 e votave, përfshirë edhe ato të deputetëve të komunitetit serb.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, qëllimi i vetëm pse nuk po votohet është shkaku që Universiteti i Mitrovicës së Veriut do të jetë nën qeverisjen e Ministrisë së Arsimit.
Por anëtari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se për këtë projektligj janë dhënë vërejtje të shumta në komision dhe duhet punuar ende shumë në të.
Ndërkaq, Artan Demhasaj, nga organizata“Çohu”, është shprehur se ndër të tjera ky projektligj duhet të rregullojë edhe çështjen e angazhimit të deputetëve, të cilët ligjërojnë në Arsim të Lartë e që vijueshmëria e tyre nuk është e rregullt. KTV-ja ka tentuar të flasë edhe me shefin e deputetëve serbë, Slavko Simiq, se kur pritet të kthehen në Kuvend dhe a do të japin votën e tyre për miratimin e këtij projektligji.
Por ai nuk ka kthyer përgjigje. Komisioni për Arsim e ka ftuar në raportim ministrin Arsim Bajrami këtë të mërkurë.