Kryetari i Kuvendit te Republikës Kosovës, Kadri Veseli, sot në Tiranë është takuar me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, njofton kumtesa, transmeton koha.net.
Veseli ka falenderuar kreun e partisë çame për qëndrimet e tij në mbrojtje të interesave të Kosovës në forume dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës, duke e konsideruar atë një zë të rëndësishëm të së drejtës së shtetit të Kosovës për t'u bërë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIdrizi, nga ana e tij, u shpreh i nderuar qe pati rastin të pres në takim kreun e Kuvendit të Kosovës, vetëm disa ditë pas shënimit të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.