Gjatë vizitës në Uashington, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi u takua me Drejtoreshën e Departamentit për çështje fiskale në Fondit Monetar Ndërkombëtar Adrienne Cheasty, me të cilën bisedoi rreth progresit të projekteve të asistencës teknike, si dhe për ecurinë e tyre.
Në këtë takim në veçanti u diskutua për Projektin e asistencës teknike për mbështetje në procesin e bashkimit të administratës tatimore të Kosovës dhe Doganës, me që rast Fondi Monetar Ndërkombëtar e vlerësoi lartë progresin e arritur në drejtim të përgatitjeve për këtë proces, si dhe në përmirësimet e bëra përgjithësisht me procesin e administrimit të tatimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë takimit gjithashtu u diskutua edhe për asistencat e tjera teknike, duke përfshirë ato që lidhen direkt me ATK-në, në fushën e teknologjisë informative dhe qasjen e bazuar në risk, ku vlerësua se ka pasur progres të mirë edhe në këto fusha. Për më tepër, pjesë e diskutimeve ishte edhe asistenca e FMN-së për departamentin e Buxhetit në fushën e menaxhimit të investimeve publike dhe hapat e ardhshëm në këtë fushë.
Me këtë rast, Fondi Monetar Ndërkombëtar u zotua se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të ofrojnë asistencë teknike në fushat që Ministria e Financave i konsideron me rëndësi për implementimin e reformave publike.