Vizitë e tij tre ditore në Tiranë, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein e ka nisur në një takim me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Tiranë.
Mësohet se ai zhvilloi një takim informal me Ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin dhe Ambasadorin e SHBA-së Donald Lu në hotel “Rogner”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë përfundim të takimit, Fleckenstenin iu përgjigj interesit të gazetarëve mbi zhvillimet më të fundit në vend, sikurse edhe për protestën e opozitës.
“Protesta duket e qetë. Vendi i çdo force politike është në parlament. Do takoj Bashën dhe do diskutojmë, por nuk do negocioj”, deklaroi ai.
Më pas, i shoqëruar edhe nga Ambasadorja Vlahutin, eurodeputeti gjerman iu drejtua Kryeministrisë, ku po zhvillon një takim me Kreun e Ekzekutivit, Edi Rama.
Axhenda e takimeve do të vijojë me një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta në orën 11:45.
Në orën 15:45, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein do të zhvillojë një takim me Ministren e Integrimit, Klajda Gjosha ndërsa mësohet se në orët e pasdites pritet të ketë një takim edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha, por nuk ka një orar të përcaktuar.