Agjencia serbe e lajmeve tanjug njofton se serbi 31 vjeç me inicialet B.S. është lënduar pasi e sulmuan pesë persona të maskuar në lagjen e Boshnjakëve.
Shefi rajonal i operativës të Policisë së Kosovës Zhelko Bojiq i ka thënë kësaj agjencie se incidenti ka ndodhur rreth orës 23.20 dhe se policia e Kosovës po ndjek një shqiptar i cili është identifikuar dhe i cili dyshohet për këtë sulm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas fjalëve të të dëmtuarit, atë e kanë sulmuar persë persona të maskuar e njërit prej tyre ka mundur t’ia heqë fantomkën nga koka e të cilin edhe e ka identifikuar. Njëri nga sulmuesit ka pasur revole e tjetri një shkop bejsbolli”, ka thënë Bojqi për tanjug, transmeton Koha.net .
Të lënduarit i është ofruar ndihma mjekësore dhe pastaj është liruar për në shtëpi.
Mbrëmë tanjug kishet njoftuar se në pjesën veriore të Mitrovicës, policia ka arrestuar pesë shqiptarë të rinj, transmeton Koha.net.
Shefi i rajonal i operativës të Policisë së Kosovës Zheljo Bojiq i ka deklaruar tanjugut se “Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të riun j shqiptarë me dyshimin se janë përpjekur të nxisin trazira dhe për shkak të dëmtimit të pasurisë luajtshme”.
Kundër tyre, ka thënë Bojiq, do të ndërmerren masa ligjore në përputhje me vendimin e prokurorit përkatës
Në automobilin e udhëtarëve ‘fiat’ , të parkuar në rrugën Knjaz Milosh, në pjesën veriore të Mitrovicës, është thyer xhami i pasmë i tij, njofton mediumi serb.
Në Polici nuk kanë dhënë më shumë detaje për rastin.
Në rrjetet sociale në gjuhën serbe paraprakisht kishte qarkulluar informata se “një grup shqiptarësh kishte shkuar në veri nga lagjja e Boshnjakëve, se disa nga ta janë të pajisur me kërbaçë, se kanë provokuar serbë dhe se kanë përdorur gurë”.
Prefekti i Mitrovicës veriore Goran Rakiq ka deklaruar se sipas informatave që ka, të dyshimtit nuk kanë pasur dokumente personale dhe kjo, sipas tij, ngre dyshimin se ata kanë pasur për qëllim të shkaktojnë incidente.
“Shpresoj se prokurori do ta cilësojë si duhet rastin dhe të dërgojë mesazh të qartë për të gjithë ata që dëshirojnë të nxisin dhunë e trazira”, ka shtuar Rakiq.
Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një ose dy incidente.