Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kandidatët për gjyqtarë padisin Këshillin Gjyqësor

Tre kandidatë, të cilët ishin pjesë e garës për gjyqtarë të gjykatave themelore e kanë paditur Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Ata e konsiderojnë të kundërligjshëm vendimin e këshillit të nxjerrë me 6 mars të këtij viti, nëpërmjet të cilit 21 kandidatëve u është pamundësuar vazhdimi i garës, që për ta kishte zgjatur 5 muaj, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Eliminimi i tyre është bërë pas tërheqjes së KGJK-së nga vendimi për uljen e pragut të kalueshmërisë nga 45 në 40 pikë.

Paditësit i kanë kërkuar Gjykatës Themelore të Prishtinës që ta hedhë poshtë vendimin dhe të kthejë tërë procesin në pikën zero. Kanë kërkuar edhe masë të përkohshme sigurie derisa Gjykata të vendosë rreth padisë. Kërkesën e fundit Gjykata nuk ua ka miratuar.

E ka hedhur poshtë, duke e konsideruar të paarsyeshme. (Artikullin e plotë mund ta gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.