Edhe pse kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Sllupcan-Bellanoc-Stançiq që lidh Maqedoninë me Kosovën, megjithatë punimet për pikën kufitare nuk kanë filluar akoma.
Banorët e komunave që gravitojnë në këtë pikë kufitare për Alsat M druajnë se mos të ndodhë edhe me këtë pikë kufitare sikurse me atë Llojan-Miratoc, që nuk funksionin pavarësisht rrugës së asfaltuar. Kjo është dashur të bëhet shumë më herët, sipas gjitha gjasave mendojmë që kjo pike kufitare duhet sa më shpejtë të hapet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNe banorët e fshatit Stançiq dhe grykës së Karadakut që jetojmë në qytetin e Kumanovës për të shkuar atje duhet të shkojnë ose nga Elez Hani ose nga Presheva dhe të kalojnë 160 km për diku që këndej ka 40 km. Apelojmë deri tek institucionet shtetërore të marrin masa që të hapet sa më shpejt kjo pikë kufitare e cila është e banuar nga të dyja anët me popullatë shqiptare, dhe lusim të njëjtit që të mos përsëritet rasti sikurse me pikën kufitare në Llojan-Miratoc, ku rruga është asfaltuar kurse kufiri nuk është hapur ende, ankohen banorët.
Zv/kryeministri për çështje evropiane Arbër Ademi tha se përgatitjet për ndërtimin e një pike të përbashkët doganore janë kryer, por pa saktësuar se kur do të fillojnë punimet në terren.
Ai tha se mjetet për ndërtimin e objektit janë të siguruara nga IPA fondet. Jemi brenda afateve të cilat janë caktuar në marrëveshjen me BE, unë nuk preferoj që të jap afate disa muaj më herët apo disa muaj më vonë janë edhe të parëndësishme duke pasur kështu rëndësinë e realizimit të këtij projekti – tha Arbër Ademi, zv/kryeministër për çështje Evropiane Punimet për asfaltimin e këtij aksi rrugor që lidhë Maqedoninë me Kosovën kanë filluar në tetor të vitit 2013. Projekti ishte premtuat të përfundojë brenda dy viteve.