Tiranë, 14 prill - Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka deklaruar se, opozita po refuzon dialogun.
“Në situtën surreale që ka krijuar PD duke u përpjekur të minojë themelin e jetës demokratike, lirinë dhe të drejtën e votuesve të saj për të zgjedhur po ndodh ajo që nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Është opozita zyrtare dhe jo qeveria ajo që po refuzon dialogun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka kaluar Shqipëria kriza reale të rënda të gjitha të lidhura me arsye të forta. Por kurrë ky vend nuk e ka parë një krizë të tillë artificiale të provokuar dhe promovuar nga një elitë e korruptuar dhe e harbuar politikanësh, gjyqtarësh”, tha Rama.
“Kam mobilizuar zyrën time për të komunikuar me kryetarin e PD. Kam treguar gatishmërinë për të mbështetur nismën e Presidentit për dialog. Por dhe nisma vullnetmirë e Presidentit nuk po sjell asnjë sukses, edhe pse i është lënë dorë e lirë të diskutojë çfarë do të flasë në tryezë”, tha Rama.
Ky pozicionim i PD, shtoi Rama, “është krejtësisht i papranueshëm dhe i papajtueshëm”.
“Kjo krizë artificiale krijon një perceptim negativ për Shqipërinë, frymëzon kriminalitetin, dëmton ekonominë, ushqen fantazinë e atyre që nuk e duan këtë vend, duke krijuar shtigje për të synuar destabilizim të mundshëm”, u shpreh Rama.
I pyetur për lajmin mbi një atentat ndaj kreut të PD, Lulzim Bashës, Rama tha se, “Ka pasur një informacion që është trajtuar me serizitetin më të madh dhe pavarësisht se ekspertiza tregon se informacioni nuk është i besueshëm janë marrë të gjitha masat sikur kjo të ishte e vërtetë, pasi pa diskutim figura e të gjithë njerëzve dhe pa diskutim dhe e kreut të PD është prioritet”.