Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet themelimi i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës së bashku me Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, Medica Kosova, Medica Gjakova dhe Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, sot i dërgoi kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa kërkesë për themelimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë, bën të ditur kjo qendër.

“QKRMT, përmes kësaj shkrese kërkon nga Kryeministri Mustafa që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për themelimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë - komision ky që ishte paraparë të themelohet në vitin 2014 sipas ligjit Nr 04/L-172”, thuhet në komunikatë që e kanë nënshkruar nga organizatat e përmendura të shoqërisë civile.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo