Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria e 30-ta në Europë për prodhimin e drithit

Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shqipëria renditet në vendin e 30-te në Evropë, sa i përket prodhimit të drithit.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria lë pas Maqedoninë, Malin e Zi, por edhe Kosovën. Prodhimi përkon me potencialin që ofron vendi ynë, duke qenë se është po ashtu vendi i 30-të në listë sa i përket hapësirës së kultivuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, pavarësisht kësaj, Shqipëria prodhon më shumë drithë në vit se Maqedonia, që ka një hapësirë më të madhe të kultivuar. Sipas Eurostat, në vitin 2015, Shqipëria prodhoi 695 mijë tonë drithë, në një sipërfaqe prej 142 mijë hektarësh.