Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e ka shpallur të finalizuar Marrëveshjen për integrimin e sistemit gjyqësor në veri. Por vazhdojnë të mbahen sekret se kush janë gjykatësit dhe prokurorët e emëruar, bashkë me stafin ndihmës administrativ, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo me arsyetimin se Qeveria është në respektim të Rezolutës së Kuvendit, e cila bën thirrje për pezullim të dialogut. Me përjashtim të Këshillit prokurorial, as institucionet e tjera të përfshira në këtë proces nuk kanë ofruar informata.
Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Stabilizim-Asocim, ministrja Edita Tahiri citohet të ketë thënë se është finalizuar integrimi i gjykatësve, prokurorëve dhe stafit administrativ serb në sistemin e Kosovës, për të cilën marrëveshja finale zbatuese është arritur me 30 nëntor 2016. Nga zyra e saj, gazeta ka kërkuar të vihet në dispozicion lista e të emëruarve. Por Ramize Sejdiu, këshilltare politike e ministres Tahiri, ka thënë të jenë pezulluar deklarimet për çështjet e dialogut.
(Më shumë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Dialogu nuk integroi ende sistemin paralel të drejtësisë në veri
-
Diskutimi në KDI: Destabilitet në rajon, nëse preken kufijtë
-
Tahiri thotë se të tri obligimet e ERA-s kanë përfunduar
-
Tahiri e Haxhiu me deklarata krejtësisht të kundërta për integrimin e gjyqësisë së veriut në sistemin e Kosovës
-
Drejtësia e kamufluar në veri