Sigmar Gabriel, ministër gjerman i Punëve të Jashtme ka arritur për vizitë zyrtare në Serbi. Atje ai është me kryeministrin e ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Alesandar Vuçiq e Ivica Daçiq, transmeton Koha.net.
Para ardhjes në Beograd, shefi i diplomacisë gjermane ia ka dhënë një intervistë portalit serb “blic”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGabriel, duke folur për gjasat e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe a është sfida më e madhe e saj Kosova në këtë rrugë, ka thënë:
“Gjermania përkrah perspektivën europiane të Serbisë. Plani i kësaj rruge është i gatshëm. Serbia në kohë të fundit ka filluar reforma të guximshme e impresive. Tani i takon Serbisë që pa pushim të ecë në këtë rrugë. Tashmë janë hapur tetë kapituj negociues me BE-në, nga të cilët dy janë mbyllur përkohësisht. Megjithëkëtë, përparimi në rrugën drejt BE-së nuk matet me numrin e kapitujve të hapur por me përparimin në fushat kryesore. Serbia nuk i bën reformat për BE-në, por për vete – për të krijuar më shumë mirëqenie, më shumë drejtësi dhe më shumë shanse për qytetarë. Thelbi në këtë proces të transformimit është sundimi i ligjit, pra kapitujt 23 e 24. Veç kësaj, liria e medias dhe e shprehjes kanë veçanërisht rëndësi. Aksentin do ta vëmë sidomos në zhvillimin e këtyre fushave. Gjermania po ashtu e përkrah dialogun e Serbisë dhe të Kosovës. Për BE-në është me rëndësi që dy proceset, negociatat për anëtarësim dhe normalizimi me Kosovën të rrjedhin paralelisht. Është bërë përparim në disa fusha, për shembull në qarkullimin e lirë, njohjen reciproke të diplomave dhe kohë më parë edhe në fushën e Telekomit. Por ka shumë gjëra që kanë mbetur, sidomos themelimi i Asociacionit të Komunave serbe. Për këtë arsye duhet vazhduar shpejt me dialogun”.