Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjermania bën thirrje për vazhdim të dialogut Kosovë - Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka deklaruar se vendi i tij mbështet dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të dyja proceset, ai i negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, të zhvillohen paralelisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është bërë progres në disa fusha, për shembull në fushën e udhëtimit të lirë, njohjen reciproke të diplomave dhe së fundmi edhe në fushën e telekomit. Por shumë më tepër mbetet për t’u bërë, mbi të gjitha, themelimi i Asociacionit të komunave serbe. Për këtë arsye, së shpejti duhet të vazhdohet me dialog”, ka thënë Gabriel, transmeton televizioni publik.

Këtë deklaratë ai e bëri për gazetën “Blic” në prag të vizitës së sotme në Beograd

Kryediplomati gjerman tha po ashtu se vendi i tij mbështet perspektivën evropiane të Serbisë dhe plani i këtij udhëtimi tashmë është gati.

Shefi i diplomacisë gjermane po ashtu deklaroi se janë hapur gjithsej tetë kapituj të negociatave me BE-në, dy nga të cilat anë mbyllur përkohësisht por vuri në dukje se përparimi drejt BE-së nuk matet aq shumë nga numri i kapitujve të hapur, por nga progresi në fushat kyçe.