Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre vjet për rishikimin e institucioneve e agjencive të pavarura që buxhetit i kushtojnë mbi 200 milionë në vit

Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës vite me radhë kanë themeluar institucione dhe agjenci të pavarura, pa pasur një kornizë ligjore për themelimin, organizimin, mbikëqyrjen, llogaridhënien, mandatin, qeverisjen dhe reformimin apo përfundimin e tyre.

Kjo ka bërë që numri i këtyre agjencive dhe institucioneve të rritet në 70 sosh, gjë e cila ka ndikuar në humbje të llogaridhënies dhe zvogëlim të efikasitetit në zbatimin e politikave publike, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Praktika e Kosovës që pas nxjerrjes së çdo ligji të themelojë edhe një agjenci të pavarur i ka shkaktuar dëme të mëdha buxhetore vendit dhe mospërputhje me praktikat e Bashkimit Evropian.

Shkaku i mosharmonizimit të këtyre institucioneve dhe agjencive të pavarura me praktikat e Bashkimit Evropian dhe OECD-së, Komisioni Evropian i ka kërkuar Kosovës që të bëjë rishikimin dhe racionalizimin e tyre dhe të zbatojë rekomandimet e dala nga Raporti i Progresit vite me radhë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.