Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haziri: 18 vjet më parë, Agim Ramadani e shkuli gurin ndarës mes shqiptarëve

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përkujtuar ditën kur Agim Ramadani, 18 vjet më parë, e shkuli gurin ndarës të shqiptarëve.

Sipas tij, sot e asaj dite, ai gur është inekzistent dhe formalisht “Kosova e Shqipnia janë ba bashkë, që ishte edhe vizion i këtij kolosi të Karadakut dhe shokëve të tij”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në këtë përvjetor, nuk ka mundësi me t’ikë strofa epike e Agimit, që gjithmonë m’ka rrënqethë qysh e ka mallkue veten nëse e vrasin pa luftue”, ka thënë më tej Haziri, raporton Koha.net.

“Agimi na ka lanë keq, por megjithatë, lavdi ndaj tij ka me qenë i përjetshëm”, ka komentuar kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.