Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kujtuar operacionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, i cili, sipas tij, rriti vetëbesimin e luftëtarëve të lirisë.
“Në Koshare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dëshmoi se ishte përgatitur për të ndërmarrë operacione të luftës frontale me forcat serbe”, ka shkruar presidenti Thaçi në profilin e tij në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër operacionin i cili theu kufirin mes Kosovës e Shqipërisë, presidenti theksoi se ai hapi një kapitull të ri dhe shumë të rëndësishëm të fitoreve.
“Thyerja e kufirit ndarës Kosovë-Shqipëri hapi një kapitull të ri, shumë të rëndësishëm të fitoreve dhe rriti vetëbesimin e ushtarëve tanë”, ka shkruar ai.
Sot shënohet përvjetori i 18-të i thyerjes së kufirit nga forcat e UÇK-së dhe i përleshjeve frontale me forcat serbe.