Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lulet zbukurojnë duart dhe shtëpitë e kosovarëve

“O zambaku i Prizrenit, o zambaku i bardhë/ Që lulzon n’Prizrenin tim/Aroma yte ma mbush zemrën plot gëzim”, janë fillimvargjet e një kënge emblematike në Kosovë. Dashuria ndaj luleve dhe bimëve është shpërfaqur edhe në shumë këngë të tjera. Lulet kanë shoqëruar shumicën e familjeve. Edhe sikur të mos i mbillnin, ato dalin vetë në pranverë.

Por, parmakët e oborreve dhe të ballkoneve nëpër ndërtesa së paku kanë nga dy-tri vazo. Megjithatë ata që janë marrë gjithmonë me lule pohojnë se dita-ditës dëshira për to po rritet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me lule pranë është rritur Ermal Maqedonci. Atij i kishte shkuar gjithë paraditja e së martës duke kërkuar një fotografi në grumbullin e fotografive familjare, e cila u ka përcaktuar traditën familjes së tyre.

“Aty shihet gjyshi duke shitur lule para “Gërmisë” (sot pranë bustit të Skënderbeut në Prishtinë) në vitet ’60”, fillon rrëfimin Ermali, i rrethuar nga lulet në dyqanin e tyre në një nga rrugicat që rrjedhin në sheshin “Nënë Tereza”.

Ky vit për familjen Maqedonci është jubilar. Bëhen pesë dekada prejse një tezgë, një raft pronë e tyre mbushet me lule. Gjyshi Ramadani e babai Agimi i përcollën traditën edhe Ermalit, sot 30-vjeçar.

“Unë kam rrafsh njëzet vjet që shes lule. E mbaj në mend si shiteshin lulet edhe para luftës, se për një periudhë edhe atëherë kam shit unë vetë”. Ai thotë se numëroheshin në gishta familjet që në atë kohë blinin lule, qoftë për dhuratë, ashtu edhe për shtëpi... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.