Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Askush nuk e ka të drejtën e vetos për FSK-në”

Tri palë me qëndrime të ndryshme rreth ushtrisë së Kosovës janë ndodhur në një panel të premten.

Presidenti Hashim Thaçi ka kumtuar shtyrjen e vendimmarrjes rreth ushtrisë, me qëllim që t’i jepet kohë sigurimit të mbështetjes nga serbët për ndryshimet kushtetuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq ka këmbëngulur se ndryshimet do të bllokohen nga ta.

E ambasadori amerikan, Gregory Delawie, i cili ka kërkuar diskutimet shtesë, ka bërë të qartë se kurrkush nuk do ta ketë të drejtën e vetos në këtë proces.

Madje ka lënë të kuptohet se, në rast se diskutimet për ndryshimet kushtetuese dështojnë, mund të jepet “drita jeshile” që ushtria të bëhet vetëm nëpërmjet ligjit. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)