Milionat e dedikuara për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike nuk bënë që ata të merrnin trajtimin e duhur.
Shumë shkelje, si pagesa të parregullta dhe shqyrtime me vonesa të rasteve urgjente, ka evidentuar një auditim i bërë Ministrisë së Shëndetësisë nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo7.8 milionë euro ishte buxheti që Ministria e Shëndetësisë kishte për vitin 2015 dhe 7.9 milionë për 2014 për trajtimin e pacientëve në rastet kur institucionet publike nuk mund ta ofronin këtë trajtim.
Mirëpo, raporti i auditimit vë në pah se MSH ende nuk ka bazë të sigurt të të dhënave, e cila do të shmangte ndërhyrjet në radhën e aplikimit.
MSH, sipas këtij auditimi, del se ka kryer pagesa, edhe pse në disa raste pacientët nuk i kanë marrë shërbimet nga institucionet private shëndetësore.