Video

Qeveria kërcënon me masa rigoroze tregtarët që abuzojnë me çmime

1
Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa rigoroze nëse vërtetohen abuzimet me çmime. Kryeministri, Albin Kurti, duke fajësuar qeveritë e kaluara që nuk i kanë dhënë prioritet prodhimit vendor, ka thënë se Qeveria që drejton po bën përpjekje për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. E nga AAK-ja kërkojnë të largohet akciza për derivate dhe subvencionimi i bujqve të bëhet me masa emergjente

Rritjen e çmimeve të produkteve bazike, kryeministri Albin Kurti ia ka faturuar qeverive të kaluara. Sipas tij, mostrajtimi me prioritet i prodhimeve vendore ka krijuar varësi nga importi. Edhe pse ka thënë se nuk mund të kontrollojnë rritjen e çmimeve që po ndodh shkaku i luftës në Ukrainë, ka paralajmëruar masa nëse vërtetojnë se ka abuzime nga ana e tregtarëve.

“Unë e di se qytetarët e kuptojnë fare mirë se çmimet nuk i vendos Qeveria dhe aq më pak unë. E di se ata e njohin shumë mirë përpjekjen e Qeverisë sonë për t’u dalë në ndihmë atyre. Sikur e di se kjo nuk do të thotë se ata nuk brengosen kur çmimet rriten. Atë nuk e kontrollojmë dot, por ajo që mundemi të bëjmë dhe të kontrollojmë është manipulimi e përfitimi në emër të krizës, andaj do të shtohen kontrollet dhe mbikëqyrja”, ka thënë Kurti.