Video

Shkollat pa mësimdhënës adekuatë

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Disa shkolla në komunat Gjakovë, Pejë dhe Gjilan po përballen me mungesë të mësimdhënësve në disa profile. Disa lëndë po detyrohen t’i mbajnë mësimdhënësit që nuk janë të profilizuar në ato fusha. Ekspertët thonë se kjo po ndodh për shkak të moskoordinimit ndërmjet nevojës së shkollave dhe kuotave për pranimin e studentëve nëpër programet universitare. Në Ministrinë e Arsimit thonë se janë duke punuar në këtë drejtim

Prishtinë, 20 shkurt - Nxënësit në disa shkolla po detyrohen t’i ndjekin mësimet pa mësimdhënës adekuatë, kjo për shkak të mungesës së stafit të disa profileve në mësimdhënie.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjakovë pranon se ka mungesa të kuadrit në lëndën e matematikës, gjuhës gjermane dhe fizikës. Por ajo nuk është e vetmja.