Video

Lumezi e Haxhiu polemizojnë për reformën në drejtësi

1
 

Kryeprokurori i shtetit e ministrja e Drejtësisë janë thumbuar me njëri-tjetrin lidhur me kritikat që ministrja Albulena Haxhiu i ka bërë për institucionet e drejtësisë dhe për reformat që qeveria i ka nisur në këtë sektor. Numri një i organit të akuzës e ka quajtur populiste nismën e Qeverisë për vetingun, ndërkaq ministrja ka thënë se secilën reformë ekzekutivi po e ndërmerr për të mirën e sistemit të drejtësisë.

Në konferencën e përvitshme të prokurorëve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, e kanë thumbuar njëri-tjetrin lidhur me reformën në drejtësi.

Në fjalimin e tij, Lumezi deklaroi se prokurorët kanë performuar mirë dhe se kritikuesit janë të painformuar.