Video

Medalje presidenciale Balajt e Xheladinit në 15-vjetorin e vrasjes

1
 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë medaljet për familjarët e dy aktivistëve, të cilët ishin vrarë nga policia rumune e UNMIK-ut derisa më 10 shkurt të vitit 2007 po protestonin kundër negociatave me Serbinë dhe kundër Pakos së Marti Ahtisaarit. Pranë pllakës përkujtimore të vendosur për nder të tyre në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, Balaj e Xheladini u nderuan me homazhe të shumta nga familjarë, aktivistë, deputetë, ministra e nga kryeministri i Kosovës

Pesëmbëdhjetë vjet pas vrasjes në protestë, aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, u janë ndarë medaljet presidenciale të meritave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë medaljet për familjarët e dy aktivistëve, të cilët ishin vrarë nga policia rumune e UNMIK-ut derisa më 10 shkurt të vitit 2007 po protestonin kundër negociatave me Serbinë dhe kundër Pakos së Marti Ahtisaarit.