Një hap drejt themelimit të fondit sovran, kryeministri Albin Kurti ka thënë se e kanë bërë.
Në mbledhjen e ekzekutivit, Kurti ka thënë se e kanë gati koncept- dokumentin për fondin sovran dhe se ai pritet të shqyrtohet në komisionin ekzekutiv ndërministror.
Me këtë rast Kurti ka shfuqizuar një vendim të qeverisjes së kaluar e që lidhet me privatizimin e aseteve të AKP-së.
“Megjithatë, marrë parasysh nismën e Qeverisë në drejtim të themelimit të fondit sovran, është e domosdoshme që të parandalohet tjetërsimi i aseteve jetike për utilizimin e tyre, me qëllim të interesit shtetëror nëpërmjet fondit sovran. Andaj me qëllim të përmbushjes së obligimeve të AKP-së në pajtim me politikat e Qeverisë, ky vendim i Qeverisë plotëson-ndryshon vendimin e Qeverisë. Udhëzohet AKP-ja që të mos i vendosë në shitje asetet që janë të identifikuara si potenciale për t’u transferuar në fondin sovran para miratimit të Qeverisë lidhur me themelimin e fondit sovran”, ka thënë Kurti.
Kabineti qeveritar ka formuar Këshillin Organizativ për manifestimin me rastin e shënimit të Epopesë së UCK-së.
Kurti tha se Epopeja e UÇK-së ndryshoi historinë e Kosovës.
Në mbledhje, anëtarët e ekzekutivit kanë miratuar edhe një varg nismash për marrëveshje financiare.
Në mesin e tyre ajo për marrëveshjet IPA 2021 dhe IPA 2022, si dhe për marrëveshje me Qeverinë e Kanadasë dhe atë të Turqisë për njohjen reciproke të patentë shoferëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.