Video

Sindikata s’e mbron policin e suspenduar që thotë se adresoi kërkesën e kolegëve

1
 

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është suspenduar nga detyra për shkak të reagimit në rrjetet sociale lidhur me paratë e shpenzuara për karburantet e deputetëve të Kosovës. Suspendimin e policit Amir Hoxha e kanë arsyetuar nga Sindikata e Policisë së Kosovë. Por, në mbrojtje të Hoxhës kanë dalë përfaqësues të tjerë, në mesin e tyre edhe ata nga politika

Reagime të shumta ka ngjallur suspendimi i policit Amir Hoxha, pasi kritikoi shpenzimet e deputetëve në karburante e shprehu pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Një ditë më parë, Hoxha përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është suspenduar nga detyra e tij për tri ditë. Sipas reagimit, suspendimi i tij është bërë me arsyetimin se ka kryer shkelje të rëndë të disiplinës. Përkundër kësaj, Hoxha deklaroi se qëndron prapa reagimit që ka bërë.