Video

Ambasadori i ri, për t’i përfunduar proceset e pakryera ende

1
 

Në ditën kur ambasadori i ri i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, ia dorëzoi letrat kredenciale presidentes Vjosa Osmani, vendosi fokusin tek punët e papërfunduara që ka Kosova. Pas takimit me presidenten Osmani, Hovenier bëri homazh te varri i presidentit Ibrahim Rugova e agjendën e takimeve e përfundoi me kryeministrin Albin Kurti.

Jeffrey Hovenier është kthyer sërish në Kosovë. Dikur i angazhuar në negociatat që përfundimisht çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, Hovenier të hënën ka marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë.

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri, ndërsa ka deklaruar së pavarësisht se çfarë ka ndodhur në Kosovë për këto vite, gjithmonë ka pasur konsistencë në marrëdhëniet me SHBA-në.