Video

NATO-ja, e alarmuar me tensionet në rajon

1
 

NATO-ja është e vetëdijshme për tensionet në rajon. Sekretari Jens Stoltenberg, identifikoi si burim të tensioneve edhe akterë të huaj që punojnë për ta minuar progresin. E Rusia identifikohet si faktor që investon në destabilizim. Dy njohës të rajonit, David L. Phillips dhe Lulzim Peci, në një vështrim të publikuar të hënën në KOHË, i bën thirrje hisedarit kryesor të NATO-s, Shteteve të Bashkuara, që ta prioritizojë anëtarësimin e Kosovës në këtë Aleancë, në mësymjen për ta sprapsur Rusinë nga rajoni

Prishtinë, 3 janar – Tensionet në rajon kanë marrë vëmendjen e NATO-s. Përfaqësues të saj kanë shprehur zotimin për ta ruajtur stabilitetin, në kohën kur vendeve kryesore anëtare u është kërkuar që ta afrojnë Kosovën me Aleancën Veri-atlantike, me qëllimin për ta kufizuar ndikimin malinj rus në Ballkan.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për gazetën malaziase “Pobjeda”, ka folur për tensionet.