Video

Kroacia premton lobim për shtim të njohjeve të Kosovës

1
 

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, e ka cilësuar të dëmshme iniciativën “Ballkani i hapur”, përderisa nuk ka gjithëpërfshirje në të cilën Kosova do të trajtohej si e barabartë me palët e tjera. Derisa Kosova po e vazhdon në heshtje moratoriumin për shtimin e njohjeve dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, presidenti kroat ka premtuar fushatë lobuese te shtetet që ende nuk e kanë bërë këtë.

Lobim te vendet anëtare të Bashkimit Evropian për t’ia shtuar njohjet Kosovës ka premtuar presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Zotimin e ka shpalosur pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ku përmendi edhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e atë ekonomike.