Video

Osmani: Serbia nuk i fsheh pretendimet territoriale ndaj Kosovës

1
 

Me përjashtim të një numri të vogël të deputetëve të LDK-së e AAK-së, opozita nuk mori pjesë në adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani. Në fjalimin e saj, ajo ka thënë se ky vit ka qenë i suksesshëm për FSK-në, ndërsa lidhur me politikën e jashtme ka deklaruar se Serbia nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale dhe se Kosova duhet të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare

Pak deputetë nga opozita morën pjesë në adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës. Nga deputetët opozitarë ishin vetëm Albena Reshitaj nga AAK-ja, si dhe Anton Quni, Besian Mustafa, Hykmete Bajrami, Valentina Bunjaku nga radhët e LDK-së. Osmani, që nuk e komentoi mospjesëmarrjen e deputetëve të opozitës e Listës Serbe, deklaroi se ky vit ishte i suksesshëm për FSK-në veçanërisht pasi trupat e tyre u dërguan jashtë vendit.
“Gjatë këtij viti kam autorizuar edhe zbarkimin e parë të FSK-së jashtë vendit, pra atë në Kuvajt, si dhe operacionin humanitar gjatë zjarreve të stinës së verës në Shqipëri”, ka thënë ajo.

Për Serbinë, që sipas saj është e lidhur me Rusinë, tha se ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.