Video

Situata energjetike pritet të rëndohet në tri ditët e ardhshme

1
 

Gjatë tri ditëve të ardhshme do të rëndohet situata me furnizimin me energji. Një bllok i termocentralit “Kosova B” është nxjerrë nga prodhimi dhe për tri ditë do të jetë jashtë funksionit. Lidhur me situatën energjetike në vend, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka raportuar në Komisionin për Ekonomi. Ka thënë se po bëhen përpjekje që të mos ketë rritje të çmimit, porse një gjë e tillë nuk mund ta garantohet

Një bllok i Termocentralit “Kosova B” është nxjerrë nga prodhimi dhe për tri ditë do të jetë jashtë funksionit.

Kjo pritet që ta rëndojë edhe më shumë situatën me energji elektrike në vend, ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi.