Video

Rama merr detyrën, premton se Prishtina do të jetë qytet i të gjithëve

1
 

Pas pranimit të postit, kryetari i ri i Komunës, Përparim Rama, është shprehur i hapur për bashkëqeverisje me të gjitha partitë. Por, megjithëkëtë, ai nuk ka treguar nëse i ka numrat e nevojshëm për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal

Me urime dhe duartrokitje të shumta është pritur të martën Përparim Rama në mjediset e Komunës së Prishtinës, të cilën do ta udhëheqë për katër vjetët e ardhshëm.

Me të zënë karrigen e kryetarit në sallën e Kuvendit Komunal, Rama bëri betimin e tij si kryetar para asamblistëve, familjarëve dhe të gjithë qytetarëve që ishin të pranishëm. Këtë post Rama e siguroi pasi që në garën e balotazhit për të parin e Komunës më 14 nëntor ai e mposhti kundërkandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia.