Video

Qytetarët nuk marrin shërbime, mjekët kërkojnë zgjidhje nga Qeveria

1
 

Qytetarë të shumtë, që mëngjesin e së enjtes ishin drejtuar për në Ambulancat Specialistike të QKUK-së, u kthyen pa marrë shërbime shëndetësore. Shkak u bë greva e profesionistëve shëndetësorë, të cilën e nisën që nga ora 7:00 e mëngjesit dhe e vazhduan deri në orën 15:00. Qytetarët ishin udhëzuar të ktheheshin pasdite për të marrë trajtim, por dyert vazhdonin të ishin të mbyllura. Madje, Veli Tahirajt i ishte caktuar edhe terminin për trajtimin e plagës.

“Unë e kam pre dorën, 14 penj i kam këtu e ma kanë bë terminin për sot me ardhë. Tash çka të bëjë unë, nëse më infektohet dora, a kom pas me i hekë penjtë sot, a kam pas kontroll, tash duhet të japë një përgjigje dikush”, u shpreh ai.