Video

Mosrespektimi i masave nga partitë nxit bizneset të kërkojnë heqjen e tyre

1
 

“Ne kemi reaguar edhe më herët dhe po presim që këto masa të largohen, sepse nuk ka arsye. Vetë fushata elektorale e ka bërë të veten, atëherë kur vetë ata nuk i kanë respektuar masat, atëherë as ne nuk kemi arsye t’i respektojmë, prandaj kërkojmë që të merren me këtë punë dhe të lirohen masat”, ka thënë kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva. Ndërkohë, protestë ka paralajmëruar Shoqata e Gastronomëve

Bizneset e hotelerisë dhe gastronomisë kanë dalë kundër masave kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Pronarët e tyre po kërkojnë heqjen e tyre, sepse siç kanë thënë dëmet janë të mëdha për ta.