Video

Sekuestrohen 75kg marihuanë, që dyshohet se ishin destinuar për vendet e BE-së

1
 

Pesë të arrestuarit lidhur me rastin dyshohet se janë marrë me blerje, shitje dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike. Nga operacioni, përveç marihuanës, janë sekuestruar edhe gjësende të tjera. Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, derisa të enjten institucionet përkatëse kanë shpalosur detajet e operacionit

Afro 75 kilogramë marihuanë ka sekuestruar Policia e Kosovës gjatë operacionit të ashtuquajtur “Bardhoshi” në Prishtinë.

Lidhur me këtë, pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për veprën “blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve”.