Video

Dëshmitarët e parë të Speciales – veç për çështje procedurale

1
 

Dëshmitari i katërt, Daniel Moberg, ka përfunduar dëshminë e tij në seancën e së premtes në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Mobergu ka deklaruar se është punonjës operativ i sigurisë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe se më 8 shtator 2020 kishte shkuar në zyrat e OVL-UÇK-së me urdhër të gjykatës për të sekuestruar dokumentet, të cilat ishin dorëzuar në këto zyra

Asnjë detaj përtej atyre që dihen publikisht nuk është bërë i ditur në procesin gjyqësor që po mbahet në Hagë kundër ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Të premten dëshminë e tij e ka dhënë oficeri i sigurisë operative në zyrën e Prokurorit të Specializuar, Daniel Moberg.