Video

Votat “vendimtare” në Fushë-Kosovë nxisin përplasje në KQZ

1
 

Me shumicë votash, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pranuar si të rregullt një vendvotim në Fushë-Kosovë, për të cilin një ditë më parë KQZ-ja kishte vendosur që ta dërgonte në rinumërim. Kjo pasi Policia në ditën e zgjedhjeve nga ky vendvotim kishte konfiskuar 22 fletëvotime të dëmtuara. Pas procesit të rinumërimit, Sekretariati i KQZ-së kërkoi pranimin e rezultateve të këtij vendvotimi, pasi vlerësoi se ky rast nuk ka cenuar integritetin e fletëvotimeve brenda kutisë. Mirëpo, një gjë e tillë është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Fushë-Kosova, e cila ishte pak vota larg shmangies së balotazhit, ka qenë në qendër të përplasjeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të shtunën.

Kjo për shkak se KQZ-ja ka vendosur t’i përfshijë në rezultatin përfundimtar 22 fletëvotimet e dëmtuara në një vendvotim, të cilat ishin konfiskuar nga Policia e janë duke u hetuar nga Prokuroria.